Pasojat e bombardimeve në Siri, vogëlushja humb jetën në përpjekje për të shpëtuar motrën më të vogël

Azia

Pasojat e bombardimeve në Siri, vogëlushja humb jetën në përpjekje për të shpëtuar motrën më të vogël

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:23
Vogëlushja humb jetën në përpjekje për të shpëtuar motrën më të vogël

Nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri.

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj më të vogël nga fanella.

Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluzja, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur. Ai frohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib, pas bombardimeve qeveritare në qytetin e tyre, këtë të mërkurë.

Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata.

Por momente më vonë ndërtesa u rrëzuar duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe.

Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat u dërguan në një spital në Idlib.

Por Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat