Korea e V. thotë se testimi i raketave ishte paralajmërim për Korenë e Jugut - Bota Sot
Korea e V. thotë se testimi i raketave ishte paralajmërim për Korenë e Jugut

Azia

Korea e V. thotë se testimi i raketave ishte paralajmërim për Korenë e Jugut

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Korea e Veriut e ka quajtur testin e dy raketave të reja, një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

Raketat me rreze të shkurtër u lëshuan në Detin e Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor, nga Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi, Kim Jong-un, tha se vendi i tij ishte i detyruar të zhvillonte armë për “eliminimin e kërcënimeve të mundshme dhe të drejtpërdrejta”.

Ai tha se testi përfshinte një sistem të ri të armatimit taktik.

Komentet e Kimit, të raportuara në mediat shtetërore, vijnë pasi Veriu kritikoi një vendim nga Korea e Jugut dhe SHBA-ja, për të mbajtur stërvitje ushtarake muajin e ardhshëm.

Korea e Veriut e ka konsideruar stërvitjen si përgatitje për një pushtim.

Ky është testi i parë që nga takimi i udhëheqësit, Kim Jong Un dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Zonën e De-Militarizuar, një zonë që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut.

Rreth 29.000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Korenë e Jugut, sipas një marrëveshjeje të sigurisë të arritur pas përfundimit të luftës në vitin 1953.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...