Kore, shembet ballkoni i brendshëm i një lokali nate, dy të vdekur

Azia

Kore, shembet ballkoni i brendshëm i një lokali nate, dy të vdekur

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 10:59
Kore

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar pasi një ballkon i brendshëm i një klubi nate u rrëzua në qytetin koreano-jugor të Gwangju.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:29 të ditës së sotme me kohën lokale, ndërsa brenda raportohet se kanë qenë 370 persona.

Personat që vidën ishin të moshës 38 dhe 27-vjeç.

Në të njëjtin klub ishin edhe notarët amerikanë të cilët kanë marrë pjesë në Kampionatit Botëror që u mbajt atje e të cilët po festonin suksesin e ekipit të femrave.

Megjithatë, SHBA njoftoi se nga kjo ngjarje nuk kanë pësuar sportistët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat