Të paktën 8 të vdekur nga tërmetet në Filipine

Azia

Të paktën 8 të vdekur nga tërmetet në Filipine

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas dy tërmeteve të fuqishme në Filipine.

Tërmetet me magnitudë 5,9 dhe 5,4 goditën provincën Batanes, një arkipelag në veri të vendit.

Tërmetet ndodhën në orët e para të së shtunës.

Kryetari i kësaj province, Raul de Sagon tha se rreth 60 persona janë lënduar. Shumë njerëz ishin brenda shtëpive të tyre kur ndodhën tërmetet.

Pas tërmeteve, nuk është lëshuar ndonjë alarm për cunami.

“Kemi parë shtëpitë duke u lëkundur. Disa mure të shtëpive janë rrëzuar dhe kanë rënë mbi viktimat. Disa persona kanë vdekur sepse ka qenë në gjumë, kur ka ndodhur tërmeti”, tha për AFP, zyrtari policor Uzi Villa.

Filipine gjendet në pjesën e Paqësorit që njihet si “Unaza e Zjarrit” – një zonë me aktivitet të madh sizmik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat