Kore e Jugut, dy të vdekur nga shembja e ballkoni në klubin e natës

Azia

Kore e Jugut, dy të vdekur nga shembja e ballkoni në klubin e natës

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:13
Foto

Dy persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur 8 nga të cilët ishin notarë, pjesëmarrës në Botërorin e notit, nga shembja e një ballkoni në një klub nate, Gwangju të Koresë së Jugut.

Policia lokale konfirmoi lajmin, teksa bëri të ditur se ngjarja ndodhi në klubin ‘Coyote Ugly’ që është shumë pranë zonës ku janë akomoduar sportistët për këtë kampionat të notit.

Sipas policisë, ballkoni u shemb nga një lartësi prej 5 m pasi nuk e përballoi dot peshën e madhe mbi të për të ngjallur panik te personat, që filluan të largoheshin duke bërtitur dhe duke shkaktuar këtë bilanc me 2 viktima dhe 16 të plagosur.

Sipas policisë, 2 viktimat ishin vendas dhe nuk kishin të bënin aspak me kampionatin botëror të notit, ndërsa përsa u përket 8 sportistëve të plagosur; 3 prej tyre ishin amerikane, 2 neozelandezë, 1 holandez, 1 brazilian dhe 1 italian. Policia lokale bëri të ditur gjithashtu se tashmë ka nisur hetimet për këtë incident, pasi mendohet se ballkoni në këtë klub është ndërtuar pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat