Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kg bizhuteri - Bota Sot
Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kg bizhuteri

Azia

Doktorët i zbulojnë në stomak 1.6 kg bizhuteri

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 13:33
ilustrim

Doktorët kanë ngelur pa fjalë kur kanë hequr nga stomaku i një vajze 26 vjeçare plot 1.6 kg bizhuteri.

Runi Khatun ishte paraqitur në spital në West Bengal, Indi pasi filloi të kishte të vjedha pas çdo vakti ushqimor.

Gjatë operacionit doktorët i hoqën nga stomaku: 69 varëse, 80 vathë, 46 monedha hekuri, 11 pirsing, 4 çelësa, një orë dhe 5 byzylykë.

Nëna e të resë tha se kishte vënë re që në shtëpinë e saj po zhdukeshin bizhutë por nuk ia kishte marrë mendja që vajza e tyre i gëlltiste.

Jo vetëm kaq vajza merrte bizhutë dhe nga dyqani i vëllait.

Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, disa prej ari.

Runi vuan nga një çrregullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.

Vlera e bizhuterive në stomak shkonte deri në 53 mijë paund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...