Kina ashpërson legjislacionin për cigaret elektronike

Azia

Kina ashpërson legjislacionin për cigaret elektronike

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 14:20
ilustrim

Kina që regjistron numrin më të lartë të duhanpirësve në botë, po planifikon të ashpërsojë legjislacionin për cigaret elektronike, pasi gjiganti aziatik beson se konsumimi i cigareve elektronike është një formë tërheqje e adoleshentëve drejt duhanpirjes.

Vendi numëron mbi 300 milionë duhanpirës dhe një burrë në dy mund të cilësohet i varur nga duhani.

Sipas OBSH-së, çdo vit duhanpirja shkakton vdekjen e një milion personave.

”Kuadri ligjor i cigareve elektronike duhet të forcohet në mënyrë të ashpër”, deklaroi Mao Qunan, shefi i Departamentit të Planifikimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit (CNS).

Konsumi i cigareve elektronike, i konsideruar si më pak i dëmshëm se duhani është duke fituar një numër të rritje të konsumatorëve në të gjithë botën, por po has ende vështirësi për t’u përhapur në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat