Së paku 20 të vrarë nga sulmi në zyrën e një politikani në Afganistan

Azia

Së paku 20 të vrarë nga sulmi në zyrën e një politikani në Afganistan

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 08:25
Ilustrim

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë lënduar nga një sulm vetëvrasës në Kabul të Afganistanit. Cak i sulmit ishte zyra e kandidatit për zëvendëspresident të këtij shteti, Amrullah Saleh. Ai u lëndua lehtë në këtë sulm.

Forcat afgane i vranë tre sulmues që kishin hyrë në ndërtesën katërkatëshe të politikanit pasi një sulmues vetëvrasës e aktivizoi bombën në kohën kur në rrugë kishte më së shumti njerëz. Kështu njoftoi Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Më shumë se 150 civilë u shpëtuan gjatë operacionit që zgjati gjashtë orë. Asnjë grup militant nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin që ndodhi disa orë pas fillimit të fushatës dymojore për president të kryetarit të tanishëm të Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe të disa politikanëve të tjerë, përfshirë Saleh-un.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan do të mbahen me 28 shtator. Para kësaj gare, situata e sigurisë është përkeqësuar për shkak të sulmeve të talibanëve dhe të militantëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik, të cilat po ndodhin pothuajse përditë.

Caqe të këtyre sulmeve janë kryesisht forcat afgane, punëtorët qeveritarë dhe civilët, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat