Ndodh edhe kjo: Vëllai i kryeministrit e mbështet opozitën në zgjedhje

Azia

Ndodh edhe kjo: Vëllai i kryeministrit e mbështet opozitën në zgjedhje

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 10:04
Lee Hsien Loong

Vëllai i kryeministrit të Singaporit, Lee Hsien Loong, ka bërë një veprim të çuditshëm pasi ka thënë se i jep përkrahje një partie të re opozitare në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit.

Në disa komente të bëra në Facebook, Lee Hsien Yang, ka thënë se partia “Veprimi i Popullit”, e cila udhëhiqet nga vëllai i tij i madh dhe e cila është themeluar nga babai i tij, Lee Kuan Yew, e ka humbur rrugën.

Komentet e tij vijnë pas mosmarrëveshjes mes vëllezërve për shtëpinë e babait të tyre të ndjerë dhe zgjedhjeve që do të mbahen më së largu në fillim të vitit 2021.

“Unë i mbështes me tërë zemrën parimet dhe vlerat e partisë Progresi i Singaporit. Partia në pushtet nuk është partia e babait tim. Ajo e ka humbur rrugën”, shkroi Hsien Yang në Facebook.

Paria “Veprimi i Popullit”, e cila ka qenë në pushtet që nga pavarësia e Singaporit para më shumë se një gjysmëshekulli me më shumë se 60 për qind të votave në secilin proces zgjedhor, ka refuzuar ta komentojë qëndrimin e vëllait të kryeministrit.

Kryeministri 67 vjeç i Singaporit ka thënë se do të japë dorëheqje nga kjo pozitë kur të bëhet 70 vjeç, duke e vënë partinë në një periudhë tranzicioni në një kohë të ndjeshme për shkak të vështirësive ekonomike dhe ankesave për pabarazi, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat