Kina mori pjesë në paradën ujore të forcave ruse

Azia

Kina mori pjesë në paradën ujore të forcave ruse

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 13:48
Ilustrim

Mediet e huaja kanë raportuar të hënën se forcat kineze kanë marrë pjesë në një paradë të marinës ruse që u mbajt të dielën.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, Xinhua, në këtë paradë ka marrë pjesë shkatërruesja e raketave, Xi’an. Parada është mbajtur në Shën Petërsburg të Rusisë për nder të Ditës së Marinës Ruse.

Parada është përcjellë nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe qindra persona të tjerë. Pjesë e kësaj parade ishte edhe një anije luftarake indiane.

Në paradë u panë dymbëdhjetë anije luftarake ruse dhe nëndetëse. Përpos tyre, aty fluturuan edhe dhjetëra aeroplanë luftarakë.

Në shtator të vitit 2018, Rusia e mbajti ushtrimin më të madh ushtarak në histori të shtetit, në të cilin morën pjesë edhe forcat kineze, shkruan “Anadolu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat