Avioni ushtarak rrëzohet mbi fshatin pakistanez – 17 të vdekur, 12 të lënduar - Bota Sot
Avioni ushtarak rrëzohet mbi fshatin pakistanez – 17 të vdekur, 12 të lënduar

Azia

Avioni ushtarak rrëzohet mbi fshatin pakistanez – 17 të vdekur, 12 të lënduar

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 08:29
Ilustrim

Të paktën 17 njerëz janë vrarë pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez të Raëalpindi.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë kanë vdekur, thanë mediat lokale duke cituar një deklaratë të ushtrisë.

Ndërkaq, dymbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur.

Avioni ishte në një fluturim rutinor stërvitjeje kur u rrëzua dhe u ndez një zjarr që përfshiu disa shtëpi.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë shkaktoi përplasjen ose çfarë lloj avioni ishte.

Rawalpindi, afër kryeqytetit Islamabad, është vendi i selisë së ushtrisë.

Avioni, i cili ishte pjesë e njësisë së aviacionit të ushtrisë pakistaneze, u rrëzua në orët e para të së martës.

Një oficer i ushtrisë në vendngjarje i tha Reuters se “avioni goditi anën e ndërtesës dhe struktura u shemb plotësisht”.

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Pakistan, 17 të vdekur

Së paku 17 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël ushtarak në një zonë të banuar afër qytetit pakistanez të Raëwlpindi-it.

Rrëzimi i aeroplanit e krijoi një shpërthim zjarri që ndriçoi qiellin dhe tmerroi banorët. Aeroplani u rrëzua në një fshat të varfër të qytetit që shërben si bazë kryesore e ushtrisë.

“I kemi pranuar 17 trupa të vdekur, në mesin e të cilëve janë 12 civilë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit”, tha zëdhënësi i ekipeve të shpëtimit, Farooq Butt, duke shtuar se 12 persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi afër kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.

Një banor tha se aksidenti ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit. “U zgjova nga zhurma e një shpërthimi të madh. Dola jashtë shtëpisë dhe pashë flakë të mëdha”, tha Mohammad Sadiq.

Një banor tjetër, Ghulam Khan, tha se e dëgjoi zhurmën e aeroplanit kur ai kaloi mbi shtëpinë e tij dhe duket se kishte marrë flakë para se të rrëzohej. “Zhurma ishte e frikshme”, tha ai.

Zyra ushtarake për informim tha se aeroplani i rrëzuar ishte në një mision trajnues të zakonshëm. Zyrtarët e ekipeve të shpëtimit i shuan flakët dhe i dërguan personat e lënduar në spital.

Në Pakistan ndodhin shpesh rrëzime të aeroplanëve dhe helikopterëve. Në vitin 2016, një aeroplan kishte marrë flakë, duke lënë të vdekur 40 persona, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...