Korea e Veriut sërish lëshon raketa, reagojnë Korea Jugore dhe Japonia

Azia

Korea e Veriut sërish lëshon raketa, reagojnë Korea Jugore dhe Japonia

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 08:31
Raketa verikoreane

Koreja e Veriut ka gjuajtur dy raketa balistike me rreze të shkurtër, në brigjet e saj lindore, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut.

Kjo është hera e dytë, brenda një jave, që Korea e Veriut bën veprime të tilla.

Ministri i mbrojtjes i Jugut, Jeong Kyeong-doo, tha se raketat u identifikuan si një lloj i ndryshëm nga modelet e mëparshme.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, konfirmoi se veprimi, nuk kishte asnjë ndikim në sigurinë e Japonisë.

Kur i lëshoi raketat, ditë më parë, Korea e Veriut tha se veprimi shënonte “paralajmërim solemn” për Korenë e Jugut në lidhje me ushtrimet e planifikuara ushtarake me Uashingtonin.

Ky ishte aksioni i parë i tillë, që kur Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në qershor.

Kim Jong Un,i sheh këto ushtrime si përgatitje për pushtim të vendit të tij.

Koreja e Veriut i quajti stërvitjet "një shkelje" të deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga Trump dhe Kim në bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Singapor vitin e kaluar.

Pheniani kishte paralajmëruar se ushtrimet mund të ndikojnë në rifillimin e bisedimeve për denuklearizim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të hënën se ai shpresonte që këto bisedime të fillonin "shumë shpejt", por që nuk ishin planifikuar takime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat