Izraeli lejon ndërtimin e 6000 shtëpive për ardhacakët çifutë në Bregun Perëndimor

Azia

Izraeli lejon ndërtimin e 6000 shtëpive për ardhacakët çifutë në Bregun Perëndimor

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një zyrtar izraelit ka njoftuar se autoritetet e kanë miratuar lejen për ndërtimin e 6 mijë shtëpive të reja për ardhacakët çifutë dhe 700 shtëpive për palestinezët në Bregun Perëndimor.

Kabineti i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbështetur programin për ndërtimin e shtëpive në “Zonën C”, e cila kontrollohet plotësisht nga forcat izraelite dhe përbën rreth 60 për qind të territorit të Bregut Perëndimor.

Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përkohshme të Oslos më 1993, Izraeli e ka kontrolluar këtë zonë në aspektin administrative dhe atë të sigurisë. Shumë shtëpi dhe banesa të çifutëve tashmë janë ndërtuar në këtë pjesë. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto ndërtesa janë ilegale.

Palestinezët synojnë që Bregu Perëndimor të jetë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen, por Shtetet e Bashkuara kanë dhënë sinjal se do ta mbështesin Izraelin për ta marrë nën kontroll një pjesë të këtij territori sipas një marrëveshje të mundshme me Palestinezët.

Gjatë vizitës në vendbanimet e reja në pjesën jugore të Jerusalemit, kryeministri izraelit tha të mërkurën se asnjë shtëpi e re nuk do të rrënohet dhe asnjë ardhacak nuk do të ketë ndonjëherë nevojë të shpërngulet nga këto vendbanime, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat