Indi, 216 të vdekur nga përmbytjet

Azia

Indi, 216 të vdekur nga përmbytjet

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:02
Ilustrim

Gjatë përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë lindjen dhe verilindjen e Indisë, kanë humbur jetën së paku 216 persona.

Zyrtarët deklaruan se nga përmbytjet në Bihar për vdekje kanë pësuar 130 persona ndërsa në Assam 86 persona, transmeton AA.

Ata theksuan se në përmbytjet përfshinë 864 fshatra ndërsa 30.925 persona gjenden në më shumë se 410 kampe të përkohshme.

Zyrtarët konfirmuan se është përmbytur më shumë se 90 për qind e Parkut Kombëtar Kaziranga në Assam, në të cilin janë mbytur më shumë se 200 kafshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat