Kina i "paralajmëron" protestuesit në Hong Kong me një video të ushtrisë - Bota Sot
Kina i "paralajmëron" protestuesit në Hong Kong me një video të ushtrisë

Azia

Kina i "paralajmëron" protestuesit në Hong Kong me një video të ushtrisë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:54
Një nga protestat në Hong Kong...

Ushtria e Kinës në Hong Kong publikoi një video 3-minutëshe që i tregon trupat e saj duke u stërvitur - gjë që u interpretua si paralajmërim për protestuesit anti-qeveritarë.

Videoja, e postuar në mediat sociale, nis me një ushtar duke bërtitur: "Të gjitha pasojat janë në rrezikun tuaj".

Tensionet janë të larta në Hong Kong, pas disa javësh protesta kundër qeverisë.

Të mërkurën, mbi 40 aktivistë u paraqitën në gjykatë nën akuzat për rebelim, pasi protestat e së dielës u shndërruan në dhunë.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në dhjetë vjet burgim.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.

Protestat në Hong Kong kanë nisur në mars për shkak të një projekt-ligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë.

Qeveria e ka pezulluar projektligjin, por protestuesit duan që ai të tërhiqet plotësisht.

Protestat më pas janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë, me aktivistë që kërkojnë reforma demokratike dhe hetime të pavarura të dhunës policore.

Kina ka thënë më herët se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar "dëme serioze për sundimin e ligjit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...