Mjekët gjejnë 526 dhëmbë në gojën e djaloshit të ri

Azia

Mjekët gjejnë 526 dhëmbë në gojën e djaloshit të ri

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një 7 vjeçar po ankohej për dhimbje në nofull dhe vendosi të vizitonte mjekun.

Por ajo çka u gjet ishte tmerruese. Në gojën e tij u gjetën plot 526 dhëmbë.

Djaloshi ishte pranuar mbrëmë në spital e qyteti jugor të Indisë, Chennai, për shkak se ndjenjte dhimbje të mëdha dhe goja e tij ishte enjtur.

Image

Kur mjekët skanuan gojën e tij me rreze X, ata gjetën një qeskë të mbuluar në nofullën e tij të poshtme plot me dhëmbë abnormal.

Ndërhyrja kirurgjike ndodhi shpejt, por u desh kujdes i madh nga mjekët që ekzaminuan secilin dhëmbë para se të ndërhyjnë. Pasi zbuluan qeskën, dy kirurgë larguan atë nga goja e fëmijut.

“Ishin totalisht 526 dhëmbë me gjatësi prej 1 milimetër deri në 15 milimetra. Edhe më të voglat kishin një kurorë, rrënjë dhe mbulesë që nënkuptonin se ishte një dhëmbë i vërtet”, tha mjekja Prathiba Ramani.

Djaloshi do të dalë nga spitali pas tre ditëve dhe pritet që të rikuperohet plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat