Irani thotë se do të vazhdojë tërheqjen nga përgjegjësitë e marrëveshjes bërthamore

Azia

Irani thotë se do të vazhdojë tërheqjen nga përgjegjësitë e marrëveshjes bërthamore

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:41
Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif

Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, tha se vendi do të ndërmarr hapin e tretë për uljen e përgjegjësive nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

"Hapi i tretë i uljes së përgjegjësive ndaj marrëveshjes bërthamore do të implementohet në situatën aktuale”, u citua Zarif.

Ai nuk e bëri të qartë së cili do të jetë hapi i radhës.

Irani ka njoftuar në muajin maj se gradualisht do të tërhiqet nga obligimet nën marrëveshjen bërthamore nëse palët e tjera nuk janë duke i respektuar plotësisht obligimet e tyre.

Në bazë të marrëveshjes, Teherani kishte premtuar limitimin e programit bërthamor në këmbim të lirimit nga sanksionet e SHBA-së, por presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja vitin e kaluar dhe rivendosi sanksionet.

Franca, Gjermania dhe Britania kanë tentuar qe të mbajnë gjallë marrëveshjen duke propozuar lehtësira ekonomike për Teheranin, por zyrtarët iranianë kanë thënë se vendet evropiane kanë dështuar në këtë aspekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat