Bregdeti i Fokushimës është goditur nga një termet i 6.3 shkallësh

Azia

Bregdeti i Fokushimës është goditur nga një termet i 6.3 shkallësh

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 19:47
Foto

Tërmeti me magnitudë prej 6.3 shkallësh të Rihterit, e ka goditur bregdetin e Fokushimës së Japonisë.

Dridhjet nuk kanë paraqitur probleme për termocentralet nukleare, përfshirë edhe Fokushima Daiichi që kishte pësuar dëme në vitin 2011, ndërsa ekspertët thonë se nuk ka rrezik nga cunami.

Agjencia meteorologjike e Japonisë, ka bërë të ditur se epiqendra e termetit ishte 50 kilometra larg bregut të detit, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në disa pjesë të Tokios.

Nga frika e ndonjë tërmeti tjetër, është ndaluar përkohësisht qarkullimi i trenave, që është lëshuar pasi u sigurua se gjendja është kthyer në normalitet.

Megjithëse tërmetet e ngjashme janë të shpeshta në Japoni, kur ndodhë në Fokushima, ka rrezik të madh, shkaku i termocentralit bërthamor, si pasojë e të cilit, para tetë vitesh janë mbytur 18 mijë njerëz, nga goditja e një tërmeti prej nëntë shkallësh Rihter.

Kjo është tragjedia më e madhe nukleare, që nga shpërthimi që ndodhi në Chernobyl shumë kohë më herët.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat