Filipine, kërkime për viktimat e përmbytjes së trageteve

Azia

Filipine, kërkime për viktimat e përmbytjes së trageteve

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 07:14
Filipine

Në Filipine vazhdojnë përpjekjet për të gjetur personat që u mbytën dje nga përmbytja e tre trageteve.

Autoritetet thonë se deri tani 25 vetë konfirmohen të vdekur, gjashtë figurojnë ende të zhdukur. 55 pasagjerë e personel ekuipazhi janë nxjerrë gjallë nga uji.

Erërat e forta shkaktuan përmbysjen e dy trageteve pasagjerësh dje në brigjet e provincave Guimaras dhe Iloilo.

Moti i keq shkaktoi përmbysjen e një trageti të tretë, që nuk kishte pasagjerë në bord. Të katër pjesëtarët e ekuipazhit të tij u shpëtuan.

Parashikimet e motit flasin për shira të rrëmbyer me erë të fortë që pritet të shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe përmbytje që do të godasin mbi 1 mijë kilometra territor në zonat bregdetare të këtij vendi tropikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat