Rouhani: Lufta me Iranin është 'nëna e të gjitha luftërave'

Azia

Rouhani: Lufta me Iranin është 'nëna e të gjitha luftërave'

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:36
Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, deklaroi sot se lufta me Iranin është 'nëna e të gjitha luftërave' dhe paralajmëroi edhe një herë se anijet mund të mos jenë të sigurta në ngushticën e Hormuzit.

Ai këto komente i bëri në televizionin shtetëror, duke vënë në dukje se paqja me Iranin është 'nëna e gjithë paqes'.

Rouhani shtoi se nëse SHBA dëshiron të negociojë me Iranin, ata duhet të heqin sanksionet, duke theksuar se Iranit duhet t'i lejohet të eksportojë naftë.

"Ngushtica e Hormuzit nuk mund të jetë e lirë për juve për kalim, ndërsa Gjibraltari të mos jetë për ne," tha Rouhani.

Rreth një e pesta e transportit botëror të naftës bëhet përmes ngushticës strategjike Hormuz.

Incidenti i fundit ndodhi të dielën kur një roje iraniane kapi një cisternë irakiane, për të cilin thanë se po bënte kontrabandë nafte dhe arrestoi shtatë anëtarë të ekuipazhit me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat