Indi: Gjashtë të vdekur nga zjarri

Azia

Indi: Gjashtë të vdekur nga zjarri

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në kryeqytetin e Indisë Nju Delhi ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Në shuarjen e zjarrit, i cili shpërtheu në ora 2 të mëngjesit, morën pjesë tetë kamionë zjarrfikësish.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, transmeton KosovaPress.

Zjarret janë dukuri e zakonshme në Indi pasi investitorët shpesh nuk respektojnë ligjet dhe standardet e sigurisë.

Në shkurt, 17 njerëz humbën jetën në një zjarr në Nju Delhi që shpërtheu në një kuzhinë të ndërtuar ilegalisht në çatinë e ndërtesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat