Përkeqësohen raportet mes Pakistanit dhe Indisë

Azia

Përkeqësohen raportet mes Pakistanit dhe Indisë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:06
Kashmir

Mosmarrëveshjet midis Indisë dhe Pakistanit mbi territorin e kontestueshëm të Kashmirit, janë thelluar edhe më tej, pas njoftimit të Pakistanit, se do të dëbojë diplomatin më të lartë të Indisë, dhe do të pezullojë tregtinë mes të dyja vendeve.

Të hënën, Qeveria e Indisë ka revokuar një pjesë të Kushtetutës që i jep statusin e veçantë rajonit të Kashmirit të administruar nga India.

Rrjetet telefonike dhe interneti janë ndërprerë që nga e diela në mbrëmje.

Dhjetëra mijëra forca indiane kanë patrulluar në rrugë.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, është zotuar se do të luftojë vendimin e Indisë, duke përmendur edhe mbajtjen e një takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Khan ka thënë se ky vendim shkel ligjin ndërkombëtar, duke shtuar se frikësohet për ndonjë spastrim etnik të kryer nga India.

Kina fqinje po ashtu ka kritikuar vendimin indian, duke e konsideruar “të papranueshëm”.

Zhvillimet e fundit thellojnë armiqësinë afatgjatë mes rivalëve bërthamor - Pakistanit dhe Indisë.

Dy nga tre luftërat midis Indisë dhe Pakistanit, që nga pavarësia e tyre nga sundimi britanik, ishin për shkak të rajonit të Kashmirit.

Rajoni në periudhën e fundit është përfshirë nga dhuna, pasi militantët islamik kanë sulmuar forcat e sigurisë të Indisë.

Kohë më parë, edhe grupi ekstremist Shteti Islamik bëri të ditur se ka konsoliduar rradhët e veta në rajonin e Kashmirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat