Afganistan, avancojnë bisedimet për paqe

Azia

Afganistan, avancojnë bisedimet për paqe

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

Pas shumë viteteve terror dhe vrasjeve të shumta në Afganistan po punohet për të arritur paqen mes grupeve luftuese. Siç raportohet deri tani është arritur shumë përparim në bisedimet për paqen.

I dërguari amerikan për paqen në Afganistan Zalmay Mamozy Khalilzad është në bisedime për paqen me talebanët prej 3 ditësh.

Për sa i përket rezultateve Zalmay Mamozy Khalilzad thotë: “Ne kemi bërë përparim të shkëlqyeshëm. Do të vazhdojmë bisedimet me talebanët deri në arritjen e një marrëveshjeje”.

Bisedimet synojnë të vendosin paqe dhe ti japin fund luftës në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat