Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm, humb jetën një person

Azia

Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm, humb jetën një person

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm prej 6 ballë Rihter që goditi sot pjesën verilindore të Tajvanit, derisa ky ishull po bëhet gati për ardhjen e disa tajfuneve.

Zyra qendrore e meteorologjisë ka konfirmuar vdekjen e një personi, kurse tërmeti është regjistruar rreth orës 5:28 në Paqësor, rreth 36 kilometra në juglindje të qytetit Jilan. Në anën tjetër siç raporton Reuters, epiqendra ka qenë rreth 22.5 kilometra nën sipërfaqen e ujit.

E si pasojë e dridhjeve të fuqishme ka ardhur deri te ndërprerja e energjisë elektrike, ku mbi dymijë objekte kanë mbetur pa rrymë.

Ndërtesat dridheshin sikur të ishin të ndërtuara nga letra, kurse përveç mungesës së energjisë elektrike, është ndërprerë edhe transporti hekurudhor në veri të Tajlandës.

Dridhjet janë ndjerë edhe në Taipei, ku kamerat kanë filmuar momentin kur rrobat binin nëpër tokë në dyqane. E zyra qendrore e meteorologjisë ua ka rikujtuar qytetarëve, se si në tërmetin e vitit 190 kishin humbur jetën mbi 2,300 qytetarë të këtij vendi.

Ky ishull në Paqësor është cak i vazhdueshëm i tajfuneve, kështu që ekspertët tashmë ka paralajmëruar qytetarët në Jilan, Taipei dhe qytetet e tjera të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat