Alarm në Japoni: “Zgjohet” vullkani Asama dhe po përgatitet të shpërthejë

Azia

Alarm në Japoni: “Zgjohet” vullkani Asama dhe po përgatitet të shpërthejë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një vullkan rreth 140 kilometra larg Tokios hyri në një fazë shpërthimi mbrëmjen e së mërkurës  dhe vazhdon ende sot, për herë të parë që nga viti 2015, duke bërë që autoritetet japoneze të njoftojnë kufizimet e hyrjes në zonë.

Mali Asama, një nga vullkanet më aktivë në Japoni, u zgjua natën dhe filloi të spërkasë hi dhe tym vullkanik, të cilat tani kanë arritur në 2,000 metra.

Shërbimi meteorologjik kombëtar i vendit ka ngritur nivelin e alarmit, duke bërë ndalimin e hyrjes në zonat më pak se 4 kilometra nga krateri.

“Shkëmbinjtë që bien, retë e gazrave të nxehtë vullkanikë dhe materialet e tjera mund të prekin zonat brenda madje katër kilometrave”, paralajmëroi shërbimi. “Në varësi të drejtimit të erërave, vendbanimet afër vullkanit mund të preken nga rënia e gurëve më të vegjël dhe hirit”, paralajmëroi më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat