Lufta në Jemen, brenda një viti kanë humbur jetën 335 fëmijë - Bota Sot
Lufta në Jemen, brenda një viti kanë humbur jetën 335 fëmijë

Azia

Lufta në Jemen, brenda një viti kanë humbur jetën 335 fëmijë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Për shkak të luftës në Jemen në vitin e fundit kanë humbur jetën 335 fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Facebook të Oxfam, një OJQ me qendër në Britani thuhet se “Që nga 9 gushti 2018, 335 fëmijë kanë humbur jetën për shkak të sulmeve ajrore, minave dhe sulmeve të rastit”.

Në deklaratën ku përmenden edhe shprehjet e Muhsin Siddiki, drejtori i Oxfam për Jemenin thuhet se në vitin e fundit është vrarë pothuajse çdo ditë një fëmijë.

Siddiki, ka vënë në dukje se krahas urisë dhe sëmundjeve në Jemen vazhdon të kërcënojnë jetën e civilëve edhe ngjarjet e dhunshme, ku dhe për parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve është e nevojshme që të sigurohet në mënyrë emergjente armëpushimi në të gjithë vendin.

-Lufta e brendshme dhe kriza humanitare në Jemen

Në Jemen ku për një kohë të gjatë mbizotëron destabiliteti politik përjetohen konflikte mes forcave Houthi të mbështetura nga Irani dhe forcave të qeverisë.

Që nga shtatori i vitit 2014, houthit kanë nën kontroll kryeqytetin Sana si dhe disa rajone të Jemenit. Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite, që nga marsi i vitit 2015 i japin mbështetje ajrore Qeverisë jemenase në luftën kundër houthive.

Për shkak të luftës që vazhdon prej rreth 5 vitesh në Jemen kanë humbur jetën mijëra persona. Në Jemen, i cili është një nga vendet më të varfra në botë, kriza humanitare që rritet për shkak të luftës civile ka arritur në përmasa të tmerrshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...