Dy tajfunë kërcënojnë rajone të Azisë

Azia

Dy tajfunë kërcënojnë rajone të Azisë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 18:46
Azi

Meteorologët njoftuan se dy tajfunë masivë binjakë po lëvizin nëpër rajone të ndryshme të Azisë. Kina lëshoi një alarm të kuq të premten ndërsa tajfuni Lekima shkaktoi rreshje të fuqishme shiu në provincën Zhejian në bregdetin lindor të saj.

Si pasojë e tajfunit janë anuluar fluturime si në Kinë ashtu edhe në Tajvan.

Tajfuni Krosa gjithashtu shkaktoi shira të fuqishëm në ishujt e Marianas Veriore si dhe në Guam. Ai ka të ngjarë të kalojë nëpër Japoni këtë fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat