Tajfuni ‘Lekima’ vendos Kinën në alarm të kuq

Azia

Tajfuni ‘Lekima’ vendos Kinën në alarm të kuq

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 09:31
Pamje nga video

Autoritetet kineze janë në alarm maksimal në prag të mbërritjes së tajfunit të fuqishëm Lekima, në brigjet lindore të Kinës.

Tajfuni që ka mbërthyer ndërkohë Tajvanin, me erëra që kapin shpejtësinë e 190 kilometrave në orë, pritet të arrijë në Provincën Zhejiang të Kinës, ditën e shtunë.

Ekipet e emergjencës janë angazhuar në këtë rajon për të bërë përgatitjet e duhura, ka thënë ministria kineze e emergjencave.

Ndërkohë, mijëra personave në Shangai u është kërkuar të evakuohen. Paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në disa zona ndërkohë që gjatë fundjavës do të mbeten të pezulluara disa linja hekurudhore.

Lekima është një nga dy tajfunët që ndodhen aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor. Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat