Tajfuni Lekima: 13 persona të vdekur dhe një milion të evakuuar në Kinë - Bota Sot
Tajfuni Lekima: 13 persona të vdekur dhe një milion të evakuuar në Kinë

Azia

Tajfuni Lekima: 13 persona të vdekur dhe një milion të evakuuar në Kinë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Të paktën 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe një milion banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre pas goditjes së Kinës nga tajfuni Lekima.

Gjashtëmbëdhjetë persona janë deklaruar të zhdukur pas një stuhie që ka përfshirë rajonin, raportuan mediat lokale.

Tajfuni Lekima ishte paralajmëruar se do ta godas Kinën të shtunën me erëra të forta deri në 187 km në orë.

Tajfuni tani ka marrë drejtimin drejt provincës Zheijang dhe pritet të godas Shangain që përbëhet nga një popullsi prej 20 milionë banorëve.

Të gjitha fluturimet dhe shërbimet e metrove janë anuluar derisa qyteti po përgatitet për stuhinë, ku sipas raportimeve mund të ketë vërshime të mëdha. Mijëra persona në Shangai janë paralajmëruar që të nisin përgatitjet për t’u evakuuar.

Lekima është një nga dy tajfunët që gjenden aktualisht në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Tajfuni tjetër, Krosa, është nisur drejt Ishujve Guam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...