Irani zbulon një sistem tjetër mbrojtës anti-ajror - Bota Sot
Irani zbulon një sistem tjetër mbrojtës anti-ajror

Azia

Irani zbulon një sistem tjetër mbrojtës anti-ajror

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:38
Iran

Irani zbuloi sot një sistem tjetër mbrojtës anti-ajor, sipas autoriteteve, për zbulimin e dronëve dhe raketave me një rreze veprimi prej 400 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve “Isna”.

Ky njoftim u bë në kuadër të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku SHBA-ja ka rritur presionin kundër Iranit, që e akuzon për destabilizim të rajonit.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja për limitimin e programit bërthamor iranian në maj 2018 dhe ka rivendosur që prej asaj kohe sanksione të rënda kundër Teheranit.

Tensioni është rritur ende mes dy vendeve pas sabotimeve dhe sulmeve të anijeve në Gjirin Persik dhe shkatërrimit të një droni amerikan nga Teherani.

“Sistemi “Falagh” është versioni lokal i ripunuar i radarit të mbikëqyrjes “Gamma”, theksoi agjencia e lajmeve Isna, përcjell Atsh.

“Ky radar është i aftë të identifikojë dhe të gjejë të gjitha llojet e raketave, avionëve, sistemeve dhe raketave balistike, me një rreze veprimi prej 400 kilometrash”, deklaroi shefi i forcave të mbrojtjes së ushtrisë ajrore, Alireza Sabahi-Fard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...