Rikthehet dhuna në Hong Kong - Bota Sot
Rikthehet dhuna në Hong Kong

Azia

Rikthehet dhuna në Hong Kong

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Hong Kongut është përplasur edhe një herë me protestuesit antiqeveritar, përderisa vendi hyn në javën e 10-të të demonstratave masive, dhe trazirave.

Policia gjuajti gaz lotsjellës në të gjithë Hong Kongun, duke përfshirë një stacion hekurudhor të mbyllur.

Në rrethin Wan Chai, bomba benzine dhe tulla u hodhën mbi policinë nga ana e protestuesve.

Një numër protestuesisht, përfshirë një polic, u plagosën gjatë përleshjeve.

Policia gjithashtu u filmua duke shkrepur plumba gome në një distancë të afërt brenda një stacioni të metros, ndërsa oficerët e tjerë u panë duke rrahur njerëz me shkopinj në shkallët lëvizëse.

Hong Hongu është përfshirë nga trazirar dhe dhuna tash e dy muaj. Protestat nisën për të kundërshtuar një projekt-ligj që lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut në Kinë.

Edhe pse qeveria tani e ka pezulluar projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që ai të tërhiqet plotësisht, transmeton rel.

Kërkesat e tyre janë zgjeruar, duke përfshirë thirrjet për më shumë demokraci, dhe dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lam.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...