Anulohen fluturimet në Hong Kong për shkak të protestës - Bota Sot
Anulohen fluturimet në Hong Kong për shkak të protestës

Azia

Anulohen fluturimet në Hong Kong për shkak të protestës

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 11:01
Anulohen fluturimet në Hong Kong për shkak të protestës

Aeroporti ndërkombëtar i Hong Kong-ut ka anuluar të gjitha nisjet, pasi protestat antiqeveritare në terminalin e tij kryesor vazhdojnë për ditën e katërt.

Mijëra protestues janë mbledhur në aeroportin i cili është një nga më të ngarkuarit në botë.

Në një deklaratë, aeroporti tha ky tubim publik kishte shkaktuar pengesa serioze në funksionimin e tij.

Shumë prej atyre që protestojnë janë kritikë ndaj veprimeve të policisë, të cilët të dielën u xhiruan duke hedhur gaz lotsjellës dhe municion jo-vdekjeprurës në një distancë të afërt.

Protestat masive dhe trazirat në Hong Kong nuk tregojnë asnjë shenjë qetësie, më shumë se dy muaj pasi ato u nxitën nga një projektligj i diskutueshëm për ekstradimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...