Tajfuni Lekima shkakton 32 të vdekur, evakuohen 1 milion persona - Bota Sot
Tajfuni Lekima shkakton 32 të vdekur, evakuohen 1 milion persona

Azia

Tajfuni Lekima shkakton 32 të vdekur, evakuohen 1 milion persona

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:07
Tajfuni Lekima

Shkon në 32 numri i personave të vdekur dhe 16 i të zhdukurve, si pasojë e tajfunit Lekima që përfshiu provincën e Kinës lindore, në Zehjiang.

Pjesa më e madhe e të vdekurve u regjistrua në zonën e Yongjia, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë shkaktuan edhe rrëshqitje dheu. Kjo bëri që mbi një milion persona të evakuohen.

Sipas autoriteteve lokale, tajfuni, i nënti që nga nisja e vitit, dëmtoi mbi 173 mijë hektarë të mbjella dhe 34 mijë banesa në provincën e Zhejiang.

Sa i takon dëmeve ekonomike, përllogariten rreth 2.1 miliardë dollarë.

Tajfuni që goditi Kinën lindore fundjavën që lamë pas, po spostohet drejt veriut dhe brigjeve të provincës së Shandong, por duke e humbur fuqinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...