Qentë endacakë shpëtojnë foshnjën e sapolindur të braktisur në pusetë

Azia

Qentë endacakë shpëtojnë foshnjën e sapolindur të braktisur në pusetë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:55
Pamje nga video

Një foshnjë e sapolindur e mbështjellë me një qese plastike, u hodh në një pusetë nga një grua.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qytetit të Kaithal, 200 kilometër në veri të New Delhi në Indi.

Foshnja u shpëtua nga disa qenë endacakë, të cilët e tërhoqën deri sa e nxorën, ndërsa më tej nisën që të lehnin, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët më tej lajmëruan policinë.

Gjithë skena u fiksua nga kamerat e sigurisë të instaluara në zonë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes së lënë pas, teksa vogëlushja pas shpëtimit u dërgua për mjekim në spital.

“Peshon 1.1 kilogramë dhe gjendja e saj është e rëndë”, deklaruan mjekët. Ndërkohë lidhur me gruan që braktisi foshnjën, hetimet janë në vijim për identifikimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat