Islamikët rrëzojnë një aeroplan të qeverisë siriane - Bota Sot
Islamikët rrëzojnë një aeroplan të qeverisë siriane

Azia

Islamikët rrëzojnë një aeroplan të qeverisë siriane

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikteve në veriperëndim të Sirisë muajt e fundit, njofton Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Aeroplani luftarak “Sukhoi” fluturoi mbi zonën në lindje të Han Sheikhun, një qytet kyç në jug të Idlib, tha drejtori i Observatorit Rami Abdel Rahman.

Anëtarët e grupit Tahrir al-Sham kanë kapur pilotin, i cili katapultoi para se aeroplani të binte në tokë, shtoi Observatori.

Rahman deklaroi gjithashtu se ishte avioni i parë i rrëzuar sirian pasi forcat qeveritare dhe aleatët e tyre rus filluan të bombardojnë provincën Idlib dhe pjesë të fqinjëve Alepo, Hama dhe Latakia pothuajse çdo ditë që nga fundi i muajit prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...