Kina vendos forca sigurie në kufi me Hong Kongun

Azia

Kina vendos forca sigurie në kufi me Hong Kongun

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:12
Forca sigurie në kufi me Hong Kongun

Dhjetra forca kineze të sigurisë e kamionë të ushtrisë janë parkuar pranë një stadiumi të premten, në afërsi të një ure që lidh Kinën me Hong Kongun.

Disa e shohin praninë e ushtrisë si kërcënim nga Pekin për të përdorur forcën të shtuar kundër protestuesve pro-demokracisë.

Banorët e Hong Kongut protestojnë rreth asaj që e konsiderojnë përkeqësim i lirive e mungesës së autonomisë nën kontrollin kinez të territorit.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se arritja e marrëveshje tregtare me Kinën mund të vonohet deri në një zgjidhje të situatës në Hong Kong. Ai sugjeroi madje se mund të ndërmjetësojë personalisht një marrëveshje mes Pekinit dhe disidentëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat