Qindra persona përleshen me policinë në Kashmirin e drejtuar nga India

Azia

Qindra persona përleshen me policinë në Kashmirin e drejtuar nga India

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:15
Ushtarë në Kashmir, foto nga arkivi.

Qindra protestues janë përleshur me policinë në Kashmirin e administruar nga India, pavarësisht pse Nju Delhu ka thënë se do të lehtësojë disa kufizime, meqë ky rajon përballet për dy javë me ndërprerje të linjave telefonike dhe internetit.

Këto përleshje kanë ardhur teksa kryeministri pakistanez, Imran Kahn ka folur me presidentin amerikan, Donald Trump për Kashmirin, dhe para një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, lidhur me situatën në territorin me shumicë myslimane.

Gjatë një takimi me kryeministrin pakistanez, Trump pati thënë javë më parë se kryeministri indian, Narendra Modi i ka kërkuar atij që jetë ndërmjetësues për Kashmirin, një pretendim i hedhur poshtë nga Nju Delhi.

Kashmiri i administruar nga India është bllokuar që nga java e parë e gushtit, pasi Nju Delhi i ka hequr këtij rajoni stausin special për autonomi.

Duke mbajtur flamuj islamikë dhe mbishkrime, “Ndalni gjenocidin në Kashmir, zgjohu botë”, protestuesit kanë marshuar në rrugën e qytetit kryesor, Srinagar, pas përfundimit të lutjeve të së premtes.

Disa persona edhe kanë hedhur gurë drejt forcave të sigurisë, të cilat janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Megjithatë, nuk është raportuar për të plagosur

Kashmiri është i ndarë në mes të Pakistanit dhe Indisë, mirëpo për të drejtuar gjithë këtë zonë kanë pretendime të dyja shtetet.

Ato janë përfshirë në dy luftëra për këtë rajon prej kur është ndarë më 1947.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat