60 të vdekur, 182 të plagosur pas një shpërthimi të një bombe në Kabul

Azia

60 të vdekur, 182 të plagosur pas një shpërthimi të një bombe në Kabul

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 08:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas një shpërthimi të një bombe u vranë më shumë se 60 njerëz dhe u plagosën 182 të tjerë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, derisa po festonin një martesë në Kabul,kryeqytetin e Afganistanit.

Autoritetet thanë këtë të dielë se ishtë sulmi më i madh që ndodhi gjatë muajve të fundit.

Shpërthimi, i cili u zhvillua të shtunën vonë në perëndim të qytetit, erdhi pasi që Uashington dhe Talibanët janë në fazat e fundit të një marrëveshje për të zvogëluar praninë ushtarake amerikane në Afganistan.

Talibanët mohuan çdo përfshirje në sulm.

Në dasmat afgane marrin pjesë shumë të ftuar, ku gratë dhe burrat ndahen veç dhe festojnë me orë të tëra.

Dasma besohej të ishte një tubim shiit. Myslimanët shiitë shpesh janë në shënjestër të Afganistanit me shumicë suni, veçanërisht nga i ashtuquajturi grupi i Shtetit Islamik, i cili është gjithashtu aktiv në Kabul.

Mohammad Farhag, i cili kishte qenë në dasmë, i tha AFP se ai kishte qenë në seksionin e grave kur dëgjoi një shpërthim të madh në zonën e burrave.

“Të gjithë vrapuan jashtë duke bërtitur dhe duke qarë”, tha ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat