Sekretari i OKB, Guterres dënon sulmin terrorist në Afganistan

Azia

Sekretari i OKB, Guterres dënon sulmin terrorist në Afganistan

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:11
ntonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar sulmin terrorist në një ceremoni martesore në Kabul, ku u vranë 63 persona.

“Sekretari i përgjithshëm dënon sulmin e tmerrshëm terrorist gjatë një ceremonie martesore në Kabul ku mbetën të vrarë 63 njerëz dhe u plagosën më shumë se 180 të tjerë,” tha zëdhënësi i Guterres Stephane Dujarric.

Guterres shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe u uroi të plagosurve shërim të shpejtë. Përgjegjësia për sulmin e djeshëm është marrë nga një degë e Shtetit Islamik në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat