Cisterna iraniane nis lundrimin nga porti i Gjibraltarit - Bota Sot
Cisterna iraniane nis lundrimin nga porti i Gjibraltarit

Azia

Cisterna iraniane nis lundrimin nga porti i Gjibraltarit

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një anije iraniane e mbajtur nga Gjibraltari – që nga korriku – me dyshimin se transportonte naftë në Siri, është larguar nga porti.

Të dhënat tregojnë se cisterna lëvizi në lindje në Mesdhe dhe destionacion kishte Kalamatën në Greqi.

Gjibraltari më parë refuzoi një kërkesë të SHBA për të ndalur përsëri anijen, e cila ka ndryshuar emrin e saj nga Grace 1 në Adrian Darya-1.

SHBA-ja e bëri kërkesën të premten, një ditë pasi Gjibraltari shfuqizoi urdhrin e ndalimit.

Gjibraltari tha se nuk mund të zbatonte kërkesën e Uashingtonit për lëshimin e një urdhri të ri ndalimi, sepse sanksionet e SHBA-së kundër Iranit nuk zbatoheshin në BE-së.

Anija me ekuipazhin e saj prej 29 personash nga India, Rusia, Letonia dhe Filipinet u konfiskua me ndihmën e marinsave britanikë më 4 korrik, pasi qeveria e Gjibraltarit – një territor britanik – sugjeroi se ajo po shkonte për në Siri, duke shkelur kështu sanksionet e BE-së.

Masa ndezi një krizë diplomatike midis Britanisë së Madhe dhe Iranit, e cila është përshkallëzuar gjatë javëve të fundit.

Irani më pas konfiskoi një cisternë nafte me flamur britanik dhe me pronësi suedeze.

Autoritetet e Gjibraltarit e liruan anijen të enjten, pasi morën garanci nga Irani, se nuk do të shkarkonte ngarkesat e saj në Siri, transmeton rel.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së më pas paraqiti një kërkesë për ndalimin e anijes me arsyetimin se kishte lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit, të cilën e ka shpallur grup terrorist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...