Kina do ta fitonte menjëherë konfliktin e armatosur me ShBA-në në Paqësor

Azia

Kina do ta fitonte menjëherë konfliktin e armatosur me ShBA-në në Paqësor

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 12:06
Trump, Xi Jinping

Një studim i ri nga një grup ekspertësh paralajmëron se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur mbizotërimin ushtarak në rajonin e Oqeanit Paqësor. Sipas tyre, Kina është e aftë ta fillojë dhe ta fitojë një përballje ushtarake edhe para se forcat amerikane ta fillojnë kundërpërgjigjen.

Qendra Studimore e Universitetit të Sydney-t e publikuan hulumtimin rreth disa ndryshimeve strategjike që janë duke ndodhur në rajonin e Paqësorit, duke parashikuar shtrirjen dhe zgjerimin e ndikimit kinez.

Në raportim e titulluar “Parandalimi i krizës: Strategjia, shpenzimet ushtarake dhe mbrojtja kolektive amerikane në rajonin e Paqësorit” thuhet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më epërsi ushtarake në këtë rajon dhe se kapaciteti për të mbajtur baraspeshë të fuqive mbetet i pasigurt.

“Efekti i kombinuar i luftërave të vazhdueshme në Lindje të mesme, buxheti i kufizuar dhe mungesa e investimeve në kapacitete të avancuara ushtarake i kanë lënë Shtetet e Bashkuara të papërgatitura për ballafaqime të mëdha të forcave në rajonet e Paqësorit dhe Oqeanit Indian”, thuhet më tej në këtë raport.

Për më tepër, ekspertët paralajmërojnë se largësia e bazave amerikane nga disa territore të këtij rajoni do t’ia mundësonte Kinës realizimin e sulmeve ushtarake kundër aleatëve rajonalë të Shteteve të Bashkuara dhe të shënojë fitore para se forcat amerikane ta fillojnë kundërpërgjigjen, shkruan “Fox Neës”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat