Kina paralajmëron rikthimin e Shtetit Islamik në Siri

Azia

Kina paralajmëron rikthimin e Shtetit Islamik në Siri

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

I dërguari special i Kinës për Sirinë paralajmëroi një rilindjeje të organizatave terroriste, si Shteti Islamik, në këtë vend të shkatërruar nga tetë vite luftë dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar për të mos neglizhuar sinjalet e alarmit.

Xie Xiaoyan u shpreh para gazetarëve në Gjenevë pas një takimi me të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen.

“Ekziston sot një rrezik që organizatat terroriste si Shteti Islamik po rilindin”, konfirmoi ai.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë kujdes”, shtoi ai.

Grupi i Shtetit Islamik ka pushtuar pjesë të mëdha të territoreve të Sirisë dhe Irakut në vitn 2014, ku ai ka shpallur një kalifat, por ofensivat e ndërmarra në këto dy vende i kanë dhënë fund në muajin mars.

Vizita në Gjenevë e diplomatit kinez ndodh në një kohë kur presidenti sirian, Bachar al-Assad po përgatitet të ndërmarrë, me ndihmën e aleatit të tij rus, një ofensivë të madhe kundër Idlebit, bastioni i fundit I mbajtur nga xhihadistët, në veriperëndim të Sirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat