Shkon në 80 numri i të vdekurve nga sulmi në dasmë në Afganistan

Azia

Shkon në 80 numri i të vdekurve nga sulmi në dasmë në Afganistan

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Ka shkuar në 80 numri i personave të vrarë nga shpërthimi në një dasmë në Afganistan.

Numri fillestar i viktimave nga shpërthimi i së shtunës ishte 63, por zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se disa të plagosur kanë vdekur në spital më vonë.

“Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur në spital si pasojë e plagëve të rënda dhe 160 të tjerë janë duke u trajtuar në spital ose në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Ky ishte sulmi i 17-të që ndodhi në kryeqytetin afgan këtë vit dhe sulmi i dytë më i përgjakshëm në muajin gusht.

Së paku 193 njerëz janë vrarë dhe rreth 900 të tjerë janë plagosur nga këto sulme.

Shpërthimi në dasmë ndodhi në kohën kur raportohej për marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve për t’i dhënë fund luftës që ka nisur para 18 vjetësh, shkruan “Freee Europe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat