Propozohet dënimi me burg për përdoruesit e cigareve elektronike

Azia

Propozohet dënimi me burg për përdoruesit e cigareve elektronike

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Indi ka propozuar një ndalim për prodhimin dhe importin e cigareve elektronike. Kjo vjen disa ditë pasi u raportua vdekja e parë si pasojë e sëmundjes së mushkërive, të shkaktuar nga cigaret e njohura ndryshe si Juul.

Ministria ka propozuar që qeveria të lëshojë një urdhër ekzekutiv që ndalon pajisjet në interes të publikut, duke thënë se ishte e nevojshme për të siguruar që cigaret elektronike të mos bëhen "epidemike" mes fëmijëve dhe të rinjve.

"Cigaret elektronike dhe teknologji të ngjashme që inkurajojnë përdorimin e duhanit ose ndikojnë negativisht në shëndetin publik janë të rrezikshme për një përdorues aktiv, si dhe pasiv," njoftoi Ministria e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Zyrtarët po propozojnë dënime me burg deri në tre vjet dhe gjoba deri në 7 mijë dollarë për shkelësit e përsëritur kundër rregullave të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat