Vazhdojnë edhe sot protestat në Hong Kong, policia hedh gaz lotsjellës

Azia

Vazhdojnë edhe sot protestat në Hong Kong, policia hedh gaz lotsjellës

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Policia e Hong Kongut ka hedhur gaz lotsjellës pasi dhjetëra mijëra protestues i mbushën rrugët e këtij rajoni në një të diel me shi. Protesta e sotme u mbajt në zonën ku protestuesit ishin sulmuar nga disa persona të maskuar para dy javësh.

Protesta e shpallur e ndaluar nga policia erdhi një ditë pas përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, gjatë të cilave u arrestuan 29 njerëz, përfshirë edhe organizatorin e marshit paqësor.

Pas gati tre muajsh të protestave të vazhdueshme, protestuesit thanë se janë më të vendosur se kurrë më parë në luftën për të drejtat e tyre politike.

Në orët e pasdites, më shumë se 100 protestues të dhunshëm u përballen me policinë, të cilët mbështeteshin nga katër kamionë me ujë.

Policia hodhi gaz lotsjellës rreth orës 6 të pasdites dhe i bëri gati kamionët me ujë, ndërsa protestuesit filluan të shpërndahen.

Vala e protestave nisi në fillim të qershorit për shkak të projektligjit për esktradimin e qytetarëve në Kinë. Sidoqoftë, protestuesit tash i kanë shtuar kërkesat, përfshirë hetimin e sjelljeve të dhunshme të policisë dhe zhvillimin e reformave politike, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat