Policia e Hong Kongut përdorë gaz-lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve - Bota Sot
Policia e Hong Kongut përdorë gaz-lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve

Azia

Policia e Hong Kongut përdorë gaz-lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 18:52
Protestat Hong Kong

Policia e Hong Kongut përdori sot gaz lotsjellës dhe topa uji për herë të parë në përleshje me protestuesit pas një marshimi në qytet.

Shumica e njerëzve ishin në parkun ku mbaroi shëtitja, por një grup protestuesish më radikalë hodhën kallam bambuje dhe vendosën pengesa në rrugë kundër policisë.

Pasi ngriti flamuj paralajmërues, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur tulla dhe koktej molotovi.

Protestuesit përfundimisht vendosën të tërhiqeshin.

Marshimi protestues filloi pranë stacionit hekurudhor Kwai Fong, i cili u bë qendra e protestës pasi policia përdori gaz lotsjellës në fillim të këtij muaji.

Demonstratat zhvillohen në Hong Kong për më shumë se dy muaj. Ndër pesë kërkesat e protestuesve janë zgjedhjet demokratike në territorin autonom të Kinës dhe një hetim mbi përdorimin e forcës policore për të shtypur protestat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...