Tre policë të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në Gaza

Azia

Tre policë të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në Gaza

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 08:14
Ilustrim

Dy sulme kamikaze kanë vrarë tre oficerë policie dhe kanë plagosur disa të tjerë në Gaza.

Sulmet kamikaze ndodhën pas një operacioni të bërë nga policia më herët në Hamas kundër militantëve të ISIS.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall pas sulmeve ku forca të shumta tashmë janë në gatishmëri.

Shpërthimi i parë i cili u bë me anë të një motori afër një pikë kontrolli policor vrau dy oficerë palestinez dhe la të plagosur një.

Vetëm pak orë më vonë, u regjistrua dhe shpërthimi i dytë ku ndodhi në një pikë kontrolli të veçantë duke vrarë një oficer dhe plagosur disa njerëz.

Dyshohet se sulmet janë të kryera nga IS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat