Tokyo zgjedhet për herë të tretë qyteti më i sigurt në botë

Azia

Tokyo zgjedhet për herë të tretë qyteti më i sigurt në botë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Revista “The Economist” përsëri ka përzgjedhur Tokyo-n si qytetin më të sigurt në botë.

Bazuar në hulumtimet e bëra është përpiluar lista e qyteteve më të sigurta në botë duke marrë parasysh kriteret si sigurinë dixhitale, individuale, shëndeti dhe siguria e infrastrukturës. Në hulumtime u përfshinë 60 metropole botërore.

Tokyo për të tretën herë zgjidhet si qyteti më i sigurt në botë. Pas Tokyo-s në listë ishin përfshirë dhe qytet si Singapore, Osaka, Sidney, Toronto, Washington, Copenhagen, Seul dhe Melbourne.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në Tokyo jetojnë rreth 38 milionë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat