Goditet nga rrufeja, në vend se ta ndihmojnë fshatarët e “masakrojnë” me ritualin e tmerrshëm

Azia

Goditet nga rrufeja, në vend se ta ndihmojnë fshatarët e “masakrojnë” me ritualin e tmerrshëm

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 08:46
Rituali

Një indian që i mbijetoi një goditje rrufeje vdiq pasi u masakrua nga bashkatdhetarët e tij në përpjekje për ta ndihmuar atë.

Binodi dhe Gokula Podh nga fshati Pamara, në shtetin Indian të Odishës, ishin në treg kur u goditën nga rrufetë.

Fshatarët u përpoqën t’i ndihmojnë ata sipas një rituali të vjetër duke i mbuluar me plehra të lopës raporton Ommcom News

Në vend që të ndihmonte njeriun e goditur, kjo e mbyti atë dhe brenda disa minutave ai pushoi së marri frymë. Më vonë u raportua se vdiq nga asfiksimi.

Ky nuk është rasti i parë i përdorimit të plehrave të lopës për këto qëllime në Indi. Në qershor 2018 kishte ndodhur një rast i ngjashëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat