Talibanët nisin sulm masiv në veri të Afganistanit

Azia

Talibanët nisin sulm masiv në veri të Afganistanit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Qeveria e Afganistanit njoftoi të shtunën se talibanët e kanë nisur një sulm të ri në njërin nga qytetet më të mëdha të këtij shteti, në Kunduz. Grupi militant po i vazhdon sulmet ndaj forcave qeveritare, pavarësisht zhvillimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Militantët e rrezikshëm, të cilët kanë kërkuar që të gjitha forcat e huaja të largohen nga Afganistani, tashmë e kontrollojnë gjysmën e territorit të shtetit dhe janë në një pozicion më të fuqishëm që nga humbja e vitit 2001 ndaj forcave amerikane.

Rreth 20 mijë trupa amerikane dhe të shteteve anëtare të NATO-s ndodhen në Afganistan, pavarësisht përfundimit të rolit luftues të tyre në vitin 2014. Ata po vazhdojnë t’i trajnojnë dhe përkrahin forcat afgane në luftën kundër talibanëve.

Zëdhënësi i presidencës afgane, Sediq Seddiqi, tha se forcat e sigurisë janë kundërpërgjigjur ndaj sulmit të talibanëve në disa pjesë të qytetit. “Si gjithmonë, talibanët i kanë zënë pozicionet në zona civile”, tha ai.

Raportohet se talibanët e kanë marrë kontrollin e spitalit të qytetit. Një zyrtar tha se të dyja palët kanë pasur viktima në përleshjen e armatosur në këtë qytet, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë shifër, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat